05,05,2024

Vetëvendosje në Ferizaj uron mësuesit për Ditën e Mësuesit

Must Read

Ferizaj.07.03.2017. Me rastin e ditës se 7 Marsit, Ditës se Mësuesit, Lëvizja VETEVENDOSJE! Qendra Ferizaj uron te gjithë mësuesit duke ju dëshiruar suksese në punën e tyre të shenjtë.

Periudhat e vështira nëpër te cilat ju kaluat, tanimë janë të skalitura ne historinë e popullit Shqiptar si dëshmi e rezistencës dhe luftës kundër asimilimit të popullit tone.
Cilëndo periudhë të historisë që ne sot tregojmë, gjejmë emra të shumtë të mësuesve të cilët nuk kursyen asgjë nga vetja për përhapjen e diturisë dhe zhdukjen e analfabetizmit, luftën kundër pushtuesve të ndryshëm dhe luftën për liri.
Ne, që më parë ishim nxënësit tuaj e sot u bëmë mësues, tani e kuptojmë se çfarë barre të rëndë kishit, përpos çështjes kombëtare ju na kishit edhe ne, ashtu siç ne tani kemi fëmijët dhe nxënësit tone.
Sot dhe në të ardhmen, vendi ynë ka dhe do të ketë nevojë për rezistencë dhe punën e shenjtë të mësuesit. Sot, si asnjëherë më parë, ne kemi mundësinë e ngritjes së intelektit aq të nevojshëm për ekzistimin dhe zhvillimin kombëtar, e që të dyja këto mund të sigurohen vetëm nëpërmjet vetëvendosjes për fatin tonë, tani dhe në të ardhmen.

Me shpresën se në të ardhmen do të ketë një përkujdesje më të madhe institucionale për ju dhe punën tuaj, ne ju urojmë festën dhe ju dëshirojmë suksese në punën tuaj të shenjtë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img