26,12,2024

‘’Vetëvendosje’’ kritikon Administratën komunale në Ferizaj

Must Read

Lëvizja Vetëvendosje përmes një konference për media ka numëruar edhe, siç i ka quajtur ajo,  keqmenaxhimet e Drejtorisë se Administratës Komunale. Lëvizja Vetëvendosje në Ferizaj, bëri thirrje që të merren masa paraprake si ndarje e buxhetit, hartimi i një plani konkret, monitorim të gjendjes epidemiologjike në fushën e bujqësisë në komunën e Ferizajt si dhe të merren masa direkte për parandalimin e përhapjes së sëmundjeve të cilat e rrezikojnë bujqësinë tonë.

Komunikatën e plotë lëshuar nga Lëvizja Vetëvendosje,Qendra në Ferizaj mund ta lexoni në vazhdim.

“Sot në këto ditë të fund vitit jemi të detyruar që para jush të shpalosim paaftesinë e qeverisjes komunale në raport me interesat e qytetarëve e konkretisht para jush do të paraqesim keqmenagjimin e Drejtorisë se Administratës.

Me siguri disa nga ju te nderuar qytetarë do te pyesni: Pse Vetevendosja di vetem të jet kritike në raporte me qeverisjen komunale?.

Te nderuar qytetarë sot me shumë kënaqësi edhe ne si Vetëvendosje do të kishim fol për të arriturat e Drejtorisë se Administratës Komunale sikur këto të arritura të ekzistonin. Po fatkeqësisht në jemi të detyruar që para jush të shpalosim të vërtetën mbi këtë administratë e cila është jo funksionale, nepotiste po edhe shumë jo profesionale. Për të gjitha këto të meta nuk i bëjmë fajtor punëtorët e angazhuar drejtpërdrejtë si staf jo menaxhues,po “Bosat“ e tyre të cilët për qëllime klienteliste e kanë mbingarkuar me militant partiak administratën komunale.

Kjo administratë ka një numër të madh te te punësuarve me kontrate mbi vepër e ku për këtë qellim udhëheqja komunale ka ndare një buxhet prej 2,947000 euro , gjë qe krahasuar me vitin 2015 kemi një rritje prej 900,000 euro e gjithë kjo është bere me qellim te mbulimit te rrogave te kësaj kategorie militantesh,te cilët fatkeqësisht përveç shërbimeve me vota për ‘‘Bosat“ e tyre, asnjë dobi tjetër nuk ju sjellin qytetarëve te komunës sonë. Po e njëjta gjendje e rendë është edhe ne administratën e Kompanive Publike te cilat i menaxhon Komuna,ku për qëllime te klientelizimit te votës është rrite në mënyrë enorme numri i te punësuarve në këto kompani, e te cilat nuk kane as edhe hapësirë fizike për te sistemuar vullnetin e “Bosave“ . Eshtë shume e papranueshme qe me taksat e qytetarëve te varfër këta pushtetarë te vazhdojnë te“festojnë“ për këtë fund vit, pa pasur edhe të vetemen një arsye. Qytetarë te komunës sonë ne po përfundojmë një vit kalendarik i cili është përcjellë me shume vështirësi nga ana e funksionimit normal te kësaj administrate,e cila fatkeqësisht në shumicën e rasteve ka qenë dhe vazhdon të jetë në shërbim te partive qe qeverisin me Ferizajn,po jo në shërbim te taksapaguesve te cilëve sipas ligjit kjo administratë duhet të ju shërbej pa anshmërisht. Ne po hyjmë në vitin kalendarik 2017 po me këto vështirësi dhe pakënaqësi të grumbulluara me të drejtë nga ana e juve, po uroj që viti 2017 të jetë viti i fillimit te zgjidhjes së drejtë të kërkesave tona qytetare. Lëvizja Vetëvendosje do të punojë fort që komuna jonë të ketë një administratë profesionale, të pa korruptuar dhe efikase,po për të arritur këtë, na duhet edhe ndihma e juaj të nderuar qytetarë,andaj ju thërras që së bashku ta ndihmojmë qytetin dhe Vetëvendosjen tonë, ka thënë Ali Halimi  nga Nënkomiteti për administratë.

Ndërsa Fazli Shabani nga kjo Lëvizje,  ka thënë edhe njëherë  se të gjitha subvencionet që ka shpërndarë drejtoria e  bujqësisë gjatë këtij viti përmbajnë skandale.

“Vlera e çdo subvencionimi që vjen këtu, vlera sipas kontratave është e dyfishuar, pastaj sëmundja e gjedhit, që mendohet se nuk është më kjo sëmundje, mirëpo sëmundja e gjedhit ende qëndron, pasi që kafshët në komunën tonë nuk janë vaksinuar të gjitha, vlerësimi joprofesional dhe joreal i vlerës së subvencionimit, siç është rasti me vlerën e lopëve të shpërndara për fermerët ferizajas. Por zhgënjimi i fermerëve fillon me rastin e pranimit të lopëve ku vërehet se vlera reale e lopëve është shumë më e ulët sesa pagesa dhe se lopët e sjellura nga ata nuk kanë asgjë të bëjnë me racën simental. Parregullësi dhe padrejtësi vërehen edhe në rastet e shpërndarjes së farës së grurit dhe misrit për fermerë. Shqetësues mbetet edhe fakti i shpërndarjes së mjedrave të dyshuara si të sëmura me Agrobacterium tumefaciens (Kanceri i rrënjes)’’, tha Shabani.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img