11,09,2025

‘’Vetëvendosje’’ kërkon përmirësim të kushteve në sektorin privat

Must Read

Ditën ndërkombëtare të punëtorëve Lëvizja Vetëvendosje në Ferizaj, e shënoi me një aktivitet simbolik para komunës së Ferizajt.

Fazli Shabani nga ‘’Vetëvendosje’’ tha se organizimi i kësaj proteste është bërë në shenjë pakënaqësie me gjendjen e punëtorëve në sektorin privat.

“Të drejtat e punëtorëve fillojnë të shkelen qysh në kohën e nënshkrimit të kontratës, njerëzit në këto kontrata nuk kanë sigurime shëndetësore, siç e dimë ka pasur raste ku punëtorët kanë përfunduar me humbje jete dhe nuk marrin as dëmshpërblim as familja as askush. Shkeljet e të drejtave të punëtorëve janë edhe kur nënshkruan kontratë për një punë e bën krejt një punë tjetër, nënshkruan një kontratë me një pagesë të caktuar ndërsa rroga reale është krejt tjetër, nuk paguhet sigurimi, trusti pensional e vazhdojnë deri tek mungesa e komplet kushteve, ku punojnë nëpër ndërtesa shumë të larta dhe nuk kanë asnjë mjet sigurie për të siguruar jetën e  tyre”,tha Shabani.

Në protestën e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje morën pjesë një numër shumë i vogël i protestuesve. Sipas Fazli Shabanit, interesimi i ulët i punëtorëve për protestë është për arsye se ata kanë frikë nga ndëshkimi që mund t’u ndodhë prej punëdhënësve.

Protestimi në këto raste është një demokraci e mirëfilltë që tek ne mungon, nuk guxojnë punëtorët të protestojnë sot sepse ata mund të ndëshkohen dhe kemi shumë raste të ndëshkimit kur është protestuar, por është dhe pak kulturë e përgjithshme protestimi, pavarësisht se ti punon dhe ke një pjesë të kushteve, sot mund të protestohet që të ketë përmirësim të kushteve të punës”, theksoi Shabani.

Nga organizatorët u kritikuan organizatat joqeveritare dhe sindikatat e punëtorëve për mospjesëmarrje në këtë protestë.  Sipas tyre, kjo është dëshmi se ato janë të kapura nga politika, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img