11,09,2025

Vetëvendosja pranon të qeverisë edhe me PDK-në

Must Read

Mirëpo, duke folur për mundësitë që të krijojë koalicion me partitë që tani janë në pushtet, VV-ja e ka përjashtuar, të paktën për një mandat, PDK-në e Kadri Veselit, por që nuk është përjashtuar që koalicioni ka mundësi të bëhet më pas.

“PDK një herë duhet të jetë në opozitë. Pra, për një mandat qeverisës, PDK është e përjashtuar nga mundësia për koalicion me VV-në”, ka thënë Molliqaj.

Ndërkohë, shumë më e hapur del të jetë VV-ja në relacion me LDK-në, e cila tani udhëheq kryeministrinë, e për të cilën Molliqaj ka thënë se është vetëm një kusht.

“Po, nëse VV-ja duhet të ndërtojë qeverinë dhe mënyra e vetme për të krijuar atë është LDK-ja, atëherë kushti i vetëm do të ishte pa Isa Mustafën”, ka thënë Molliqaj.

E, zërat për afrimin e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, Molliqaj i ka komentuar shkurt, duke thënë se as ai e as partia e tij nuk e di saktë kur do të mbahen, por sipas tij, askush nuk mund të përjashtojë se zgjedhjet janë afër.

“Nuk besoj se dikush mundet t’i përjashtojë mundësitë për zgjedhjet e parakohshme. Por as unë e as ne si subjekt nuk e dimë as datën as se kur mund të mbahen këto zgjedhje”, ka shtuar ai.

Ndryshe, këto komente sekretari i VV-së i ka bërë gjatë prezantimit të një sondazhi ku e nxirrte VV-në si parti të parë në nivel vendi. Për këtë sondazh, Molliqaj ka pranuar se VV-ja ka paguar mbi 1600 euro.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img