13,05,2025

Veterani i UÇK-së bie nga kati i katërt i ndërtesës në Kaçanik

Must Read

Një veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga qyteza e Kaçanikut ka rënë nga kati i katërt i banesës.

Mësohet se bëhet fjalë për Xh.K, i cili menjëherë është dërguar në emergjencën përkatëse.

Dëshmitarët kanë treguar se rënia e tij ishte aksidentale.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin në fjalë.

Zëdhënësi i PK-së për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi ka treguar disa detaje rreth këtij rasti.

“Ka ndodhur dje rreth orës 18:40 për një rast lëndim aksidental. Personi 63 vjeçar ishte duke i pastruar shkallët është rrëzuar dhe është rrokullisur. Është dërguar në ambulancë dhe pastaj në Prishtinë”, ka thënë ai për indeksonline.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Muhamet Karalija

Me dhembje e pikëllim, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërmarrësit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img