01,11,2025

Vetëm sot, inspektorët e mjedisit shqiptuan 5400 euro gjoba për ndotësit e mjedisit

Must Read

Ferizaj ditë më parë u vlerësua nga raporti i “Let’s Do It Kosova” si komuna që ka shqiptuar më së shumti gjoba për mjedisin në periudhën Mars-Korrik 2021. Është kjo puna e inspektoreve të mjedisit, në zbatim të ligjeve inspektuese me qëllim të mbrojtjes së mjedisit, çka rezultoi që vetëm sot të shqiptohen 3 gjoba me vlerë totale financiare 5400 euro për biznese/individë të cilët me mbeturinat që kanë hedhur në vende joadekuate, në hapësira publike, kanë kthyer ato pika në deponi ilegale të mbeturinave.

Nazlime Sejdiu, një nga inspektoret e mjedisit tha se bashkë me kolegët janë vazhdueshëm në terren dhe se beteja për të mbrojtur mjedisin është e pa kompromis ndaj të gjithë ndotësve, personave të papërgjegjshëm që kanë shndërruar hapësirat publike në deponi ilegale të mbeturinave.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Ferizaj, 31.10.2025Më datë 30.10.2025, rreth orës 22:00, Policia Rajonale në Ferizaj ka pranuar një informacion për një rast të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img