26,11,2025

Vetëm pse “e shikoi në sy”, nxori dy thika të gjata dhe e sulmoi klientin në restorant (Video,+16)

Must Read

Ky është momenti tronditës kur një i dehur papritmas nxori dy thika të gjata nga çanta e tij dhe sulmoi një klient në një restorant në provincën Liaoning në veri-lindje të Kinës.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, sulmuesi 58-vjeçar i ka thënë policisë pas arrestimit se ai u zemërua kur konsumatori e shikoi në sy, sipas raporteve lokale.

Po sipas medieve të huaja, konsumatori mashkull u godit me thikë katër herë. Ai u dërgua në spital dhe është e thënë të jetë në një gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Bëhet e ditur se incidenti ndodhi në një restorant në qytetin Dalian rreth 7:40 të darkës, më 26 mars, raporton Kankan News.

Pamjet e kamerave të mbikëqyrjes nga restoranti tregojnë sulmuesin, i quajtur Xu, i cili ishte i veshur me të zeza dhe me një shami. Ai mund të shihet duke qëndruar prapa një radhe të klientëve në një bar të vetë-shërbimit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img