19,11,2024

Vestager: Gazprom, i gatshëm të pajtohet me rregullat e BE-së

Must Read

Vestager tha se zotimet e Gazpromit, përkojnë me objektivat e tij sa i përket shqetësimeve të tetë vendeve të BE-së, lidhur me konkurrencën.

Ajo tha se ofertat e Gazpromit ishin “përmirësime të rëndësishme për të siguruar lëvizjen e lirë të gazit me çmime konkuruese”.

Shtetet antëtare që kundërshtojë qëndrimet e Vestager, kanë afat deri më 4 maj që të paraqesin kundërshtim formal, dhe potencialisht të kërkojnë ndryshime në ofertën e Gazpromit.

Gazprom furnizon me gaz natyror një të tretën e vendeve të BE-së.

Kompani ruse ka qenë nën vëzhgimin e rregullatorëve të BE-së që prej vitit 2012, gjë që çoi në paraqitjen e një rasti në prill të vitit 2015, pasi Gazprom kishte rritur çmimet në tetë shteteve në Evropën Lindore dhe Qendrore si dhe kishte bllokuar konkurencën.

Që atëherë, Gazprom ka ofruar konsensione me qëllim që të shmangë gjoba, që mund të arrijë deri në 10 për qind të qarkullimit global të kompanisë.

Regullatorët e BE-së thonë kompania ruse është pajtuar për tarifa fikse dhe transparente si dhe do të lejojë që klientët të kenë mundësi të përfshinë kaluzola mbi rishikimet e çmimeve në kontratat e tyre afatgjata.

Si pjesë e marrëveshjes, rregullatorët e BE-së thonë se Gazprom do të heqë barrierat, me qëllim që të ketë lëvizje të lirë të gazit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img