12,09,2025

Veseli: Vetëvendosja nuk mund ta udhëheqë Kosovën pasi nuk e njeh si shtet

Must Read

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, thotë se nuk mund ta udhëheqë Kosovën një alternativë që nuk e njeh Kosovën shtet dhe po e bën këtë vetëm kur i duhet për synime të veta.

“Zgjedhjet kanë shtruar një pyetje? Kush do të udhëheqë shtetin tonë? Nuk mund të udhëheqin nëse alternativa e një koncepti nuk ka vendimmarrje, vizion përgjegjësi dhe ka një koncept qe nuk e njeh Kosovën shtet, pra e njeh vetëm kur i duhet dhe ka për synim rrënimin e asaj që kemi ndërtuar në shtetin tonë”, ka thënë Veseli.

Ish-nënkryetarin e AAK-së, si anëtar të ri të PDK-së e ka prezantuar kryetari i partisë, Kadri Veseli, në një konferencë për media.

Koordinatori i ekipit të Kosovës për bisedime me Serbinë, gjatë prezantimit, ka thënë se është i nderuar që po bëhet pjesë e PDK-së. Vendimin për të mbetur në politikë, Blerim Shala e ka quajtur të vështirë.

Blerim Shala dy vite më parë ishte larguar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ndërkohë që ka vazhduar të jetë deputet në Kuvendin e Kosovës, pa i takuar ndonjë grupi parlamentar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: Ferizaj po bëhet me Stadium

Ferizaj po hyn në një kapitull të ri të zhvillimit sportiv. Kryetari i Komunës, Agim Aliu, ka bërë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img