04,11,2025

Veseli: Verdikti i Kushtetueses për Presidentin, mundësi e re për t’u bashkuar në tryezën e dialogut

Must Read

Kosovo_0-780x439

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se aktgjykimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese tregon se Kuvendi ka respektuar në tërësi procedurat ligjore dhe Kushtetutën e vendit gjatë procesit të zgjedhjes së Presidentit të Shtetit.

Madje, sipas Veselit, të gjithë duhet të ndihemi mirë për këtë.

“Verdiktet e tilla, nga të gjithë ne përfaqësuesit e qytetarëve, qoftë pozitë, qoftë opozitë, duhet të respektohen dhe njëkohësisht të na shërbejnë si një mundësi e re për t’u bashkuar në tryezën e dialogut e mirëkuptimit politik. Vetëm së bashku mund t’i përballojmë më lehtë sfidat e reja”, ka shkruar Veseli në Facebook.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia Rajonale e Ferizajt apelon për kujdes të shtuar në rrugët Shtërpcë-Brezovicë-Prevallë, Kaçanik-Hani Elezit-Glloboçicë

Ferizaj, 04.11.2025Për shkak të reshjeve të shiut që kanë përfshirë rajonin, Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img