Lajme

Veseli uron qytetarët për Ditën e Kushtetutës

By FerizajPress

April 09, 2016

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, me rastin e 8 vjetorit të miratimit të Kushtetutës së Kosovës nga Kuvendi.

Ai në urimin e tij ka thënë se Kushtetuta, për ne, qytetarët e Republikës së Kosovës, është më shumë se akt juridik, është simbol unik i shtetësisë dhe synimeve tona shekullore për shtet.

[quote_box name=””]“Gëzuar Dita e Kushtetutës! Kushtetuta, për ne, qytetarët e Republikës së Kosovës, është më shumë se akt juridik. Është simbol unik i shtetësisë dhe synimeve tona shekullore për shtet. Në vete ajo përmban thellësisht mundësitë tona për sovranitet, integritet dhe barazi, duke pasqyruar sakrificat për themelimin e shtetit, promovimin e vlerave demokratike si dhe funksionimin e baraspeshuar të pushteteve. Më shumë se kurrë, sot, na duhen energji të shtuara ta jetësojmë Kushtetutën tonë, ta bëjmë dinamike, frymëzim për çdo qytetar, për jetë dinjitoze në Republikën e Kosovës. Gëzuar!”[/quote_box]