01,07,2025

Veseli sfidon Mustafën, kërkon riformatizim të Qeverisë(VIDEO)

Must Read

kadri-veseli1

Ndonëse PDK është e bindur ta vazhdojë koalicionin qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës,ajo  do kërkojë reforma brenda koalicionit.

Kjo për arsye të shumta, edhe politike e edhe ekonomike.

Kështu ka deklaruar ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli në “Republika” në Tribuna Channel

Ai ka thënë se do i kërkoj partnerit të koalicionit që të bëhen reforma.

“PDK është fuqishme e vendosur  ta vazhdojë koalicionin por duhet të mendojmë për reformë, të analizojmë ku ka ngecje, dhe pse  bisedohet kaq shumë për korrupsionin “

Ai ka deklaruar gjithashtu se në pozita nuk mund të lejojnë njerëz që e konsiderojnë vetën pashallarë, por aty duhen vendosur persona  që punojnë në interesat e shtetit.

Ndiqeni të plotë deklarimin e Veselit për këtë çështje në Tribuna Channel./GazetaTribuna/

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=pu3a2O3TVn8]

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj personit zyrtar dhe armëmbajtje pa leje

Me datë 30.06.2025 rreth orës 23:00, në rrugën "Vëllezërit Çaka" në Kaçanik, ka ndodhur një rast i sulmit ndaj...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img