26,11,2024

Veseli: Transformimi i FSK-së dhe kalimi i Demarkacionit, do të ndodhin shpejt

Must Read
Kadri Veseli

“Jemi duke u marrë dhe jam shumë i preokupuar më çështjen murit, ashtu si kryeministri dhe presidenti. Komuna e Veriut as nuk e di si është nderuar ai mur, atë e ka ndërtuar Qeveria e Beogradit”.

“Përmes manipulimeve të tilla Serbia dëshiron që ta mbajë peng Kosovën, duke larguar edhe investitorët e huaj”, shton Veseli, njofton Klan Kosova.

“Murin do ta heqin Institucionet e Republikës së Kosovës. A do të ndodhë me një 1 shkurt apo me 17 shkurt, kjo do të ndodhë jeni të sigurt për këtë”, ka thënë Veseli.

“Muri është artificial dhe provokim i Serbisë. Muri do të rrëzohet për arsye se është promovim i një koncepti që është ndarës, nuk është në interesin as të komunitetit serb”.

“Situata është serioze, pro qytetarët duhet të ndjehen të sigurt. Mos të ndjehen të kërcënuar. Nuk lejojmë mure dhe trena të Serbisë në Kosovë. Serbia ka marrë fund për një e 700 vjet në Kosovë”, ka thënë Veseli para gazetarëve.

Veseli ka thënë se çështja e trenit serb nuk duhet të politizohet.

“Treni ka qenë provokim artificial i Beogradit. Kemi punë më të mençura sesa të bëhen provokime të tilla. Qytetarët duhet të kenë besim te institucionet dhe sovraniteti. Nuk do të lejojmë asnjë provokim. Nuk ka nevojë për trena me vizatime, por trena për lëvizjen e lirë të qytetarëve”, ka thënë Veseli para gazetarëve, transmeton Klan Kosova.

“Falënderoj presidentin, kryeministrin për koordinim në këtë rast, por më së shumti punonjësit e shtetit që pa asnjë provokim dhe inat kanë treguar se Kosova është shtet”.

“Kosova nuk ka asnjë varshmëri nga politika e Serbisë. Dëshirojmë që Lista Serbe të kthehet sa më shpejt në Kuvend”, ka thënë Veseli.

“Shumë shpejt presim ta transformojmë FSK dhe ta kalojmë demarkacionin”.

“Demarkacioni e ka dëmtuar fuqinë politike të Kosovës dhe sovranitetin tonë. Duhet të përcaktojmë kufijtë dhe sovranitetin tonë. Kemi interes që pasi ta shënojmë kufirin me Malin e Zi të nisim të përcaktojmë edhe kufirin me Serbinë. Jemi duke e dëmtuar vetveten me demarkacionin”, ka shtuar Veseli.

“Demarkacioni po shndërrohet në favor për Serbinë në arenën ndërkombëtare, si pafuqi e jona për të ecur përpara”.

Në fund Veseli ka apeluar drejt qytetarëve të ta duan dhe të besojnë më shumë në shtetin e Kosovës.

“Ky shtet do të ekzistojë për jetë dhe nuk ka kush që e cenon”, ka përfunduar Veseli.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img