04,05,2024

Veseli priti udhëheqësit e Bujanocit e Preshevës, dëgjon për hallet e tyre

Must Read

Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale në Luginën e Preshevës dhe gjendjen e shqiptarëve atje, për të drejtat e njeriut, arsimin, shëndetësinë dhe zhvillimin ekonomik.

Kryetari Veseli i siguroi përfaqësuesit institucional të Luginës së Preshevës se nuk do të mungojë përkrahja e institucioneve të Kosovës për qytetarët në Luginë, por kërkoi që ata të jenë unik sa i takon çështjeve madhore të Luginës.

Përfaqësuesit institucional të Luginës së Preshevës, e falënderuan kryekuvendarin Veseli për takimin, duke theksuar se uniteti brenda partive politike është në nivel, por theksuan vështirësitë me të cilat përballen shqiptarët e kësaj ane, në veçanti shprehen brengat e tyre rreth zhvillimit ekonomik.

Ata theksuan mungesën e investimeve që vështirësojnë ekzistencën e tyre në trojet e veta, në veçanti ato infrastrukturore, por edhe mosrespektimin e të drejtave e lirive të njeriut.

Kryeparlamentari Veseli shprehu gatishmërinë për të zhvilluar takime të rregullta me përfaqësuesit e Luginës, për të qenë vazhdimisht në dijeni rreth aktualitetit politik në Luginën e Preshevës.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img