Lajme

Veseli: Pesë persona me nevoja të veçanta do të punësohen në Kuvend

By FerizajPress

April 23, 2016

Ai bëri të ditur se deri në fund të këtij viti, pesë persona me nevoja të veçanta do të jenë të punësuar në Kuvendin e Kosovës.

“Kuvendi do t’i ketë dyert e hapura për të gjitha kategoritë e qytetarëve me nevoja të veçanta. Unë u bëj thirrje të gjitha shoqatave që përfaqësojnë këto kategori të qytetarëve me nevoja të veçanta, që të vijnë me iniciativa dhe ne jemi të gatshëm që të ndërhyjmë për ndryshimin e ligjeve, për të përmirësuar e avancuar statusin social të këtyre qytetarëve”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Kryetari i shoqatës, Bujar Kadriu, falënderoi kryetarin Veseli për mbështetjen e pakursyer ndaj personave me nevoja të veçanta, përkatësisht atyre të verbër, tregues i të cilës është edhe financimi i kësaj reviste nga ana e Kuvendit.

Kadriu tha se kjo revistë u ka krijuar personave të verbër një mundësi shtesë për informim, duke përmbushur kështu një standard të informimit publik dhe respektimit të konventave ndërkombëtare.

“I nderuar kryetar, ju keni përmbushur një standard dhe unë ju falënderoj në emër të shoqatës. Kjo revistë sot, pikërisht në ditën botërore të librit, prodhoi energji pozitive dhe njëkohësisht i motivoi të rinjtë, duke u mundësuar atyre që të jenë në rrjedha të zhvillimeve të përgjithshme në vendin tonë”, theksoi Kadriu.

Anëtari tjetër i shoqatës, Daut Hoxha, ndërkaq, lexoi pjesë të një artikulli të botuar në revistën “Syri ynë”, në alfabetin Brajl