03,05,2024

Veseli: PDK do të thërras seancë plenare për rastin “Dehari”, javën e ardhshme

Must Read
Kadri Veseli

Një seancë të tillë, Vetëvendosje bëri përpjekje që ta thërras kohë më parë, por nuk arriti t’i mbledh 40 nënshkrime të deputetëve.

Po ashtu, seancë kushtuar rastit “Dehari” ka kërkuar edhe shoqëria civile përmes një peticioni të nënshkruar nga mbi 23 mijë qytetarë,

“Seancë do të ketë më 19 dhjetor dhe iniciativa do të jetë e PDK-së, kurse për mbajtjen e saj do të mblidhet numri i nevojshëm i nënshkrimeve”, ka thënë Veseli.

Mbajtja e kësaj seance javën e ardhshme u arsyetua me faktin se një numër i caktuar i deputetëve këtë javë nuk ndodhen në Kosovë, për shkak të angazhimeve të tyre.

Aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari, 26 vjeç,vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, më 5 nëntor. Ai po mbahej në paraburgim nën dyshimet për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës, i cilësuar si akt terrorist.

Ekspertiza e prezantuar nga Mjekësia Ligjore dhe Prokuroria dëshmon se ai ka vdekur nga asfiksia (Zënia e organeve të frymëmarrjes) nga lëndimet e vet-shkaktuara. Por, një rezultat të tillë e ka kundërshtuar familja Dehari, Lëvizja Vetëvendosje si edhe një pjesë e shoqërisë civile.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img