11,09,2025

Veseli diskuton me fermerë dhe biznese në Skenderaj e Malishevë (FOTO)

Must Read

Gjatë diskutimeve me fermerët e Komunës së Skenderajt, u propozuan ide për stimulimin më të madh të sektorit të përpunimit të qumështit dhe subvencionimit më të madh në perimtari e kultura tjera bujqësore, për çka ka potencial kjo komunë.

Përfaqësuesi i një biznesi përpunues të qumështit, Rrustem Rukolli, tha se prodhuesit vendorë dëmtohen rëndë nga lejimi që ju bëhet produkteve të huaja që nuk e plotësojnë kushtet dhe shiten nëpër Kosovë.

Ndërsa në bashkëbisedim me fermerët dhe përfaqësuesit e bizneseve të Komunës së Malishevës, Veseli mori sugjerime për hapjen e një shkolle të mesme profesionale e cila do të ndihmonte në shkollimin e kuadrove të reja për tu marrë me fushën e bujqësisë në përgjithësi, për çka sipas fermerëve, Komuna e Malishevës ka shumë përparësi.

Pasi dëgjoi vështirësitë me cilat përballen fermerët dhe bizneset e Skenderajt dhe Malishevës, lideri i PDK-së Kadri Veseli tha se sugjerimet e tyre do t’i shërbejnë për të ndikuar direkt në reformat e domosdoshme që shteti duhet ti ndërmerr për të stimuluar më shumë prodhimet vendore dhe për të krijuar mundësi të reja për fermerët dhe bizneset e reja, përmes të cilave siç tha Veseli do të krijohen edhe vende të reja të punës.

“Kjo është pjesa e zhvillimit ekonomik, bizneset e vogla dhe të mesme. Mos shikoni as majtë e as djathtë, ju jeni. Në momentin që ecni ju përpara, ka me ecë edhe ky vend përpara”, tha kryetari Veseli.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img