07,11,2025

Vërshohet rruga magjistrale në Ferizaj (Foto)

Must Read

Rruga magjistrale Ferizaj-Prishtine sërish është vërshuar nga të reshurat e sotme. Kjo po paraqet vëhtirësi për qarkullimin e automjeteve të cilat po detyrohen të shfrytëzojnë pjesët anësore të rrugës për të kaluar këtë pjesë të vërshuar.
Këto vërshime në këtë pjesë po paraqesin probleme edhe për bizneset rreth magjistrales.
Si duket këto probleme do ta përcjellin këtë pjesë edhe për një kohë, pasi kjo pjesë është nën menaxhimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe ndërrrimi i shpeshtë i Qeverive ka bërë që projekti i paraparë për këtë rrugë të shtyhet dhe të mos fillojë asnjëherë.
Së fundi edhe në kohën e Qeverisë Hoti u aktualizua edhe njëherë se kjo pjesë e rrugës do të bëhet me katër korsi deri te hyrja e autostradës, por a do të fillojë kjo tash pritet të shihet.

Deri atëherë qytetarët me makina duhet të kenë kujdes gjatë reshjeve në këtë pjesë ndërsa bizneset do të përballen me pasojat e bllokimit të kësajë pjesë sa herë ka të reshura.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img