Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore – edicionin e 52-të të Festivalit “Kosovarja Këndon”
Me këngë shpirti, me traditën tonë të jashtëzakonshme muzikore, 16 garuese u ngjitën në skenë nën përcjelljen e Orkestrës me formacion të zgjeruar të AAKV “Kastriotët” duke dhuruar me zërin e tyre emocione të veçanta, ku në mesin e tyre, juria profesionale i ndau vendin e parë këngëtares Verona Kryeziu, vendin e dytë këngëtares Teuta Morina, vendin e tretë dhe çmimin e mediave këngëtares Daorsa Sopa, Çmimin Special “Nexhmije Pagarusha” këngëtares Erblina Rexhaj.
Ferizaj i këngës dhe traditës kulturore, po lartësohet çdo ditë me ngjarje unike kulturore, si Festivali “Kosovarja Këndon” – trashëgimia shpirtërore e jona që ka hapur dekadën e 6-të të organizimit të saj.