08,09,2024

Vermeulen: Qeverisë po i numërohen ditët, buxheti në rrezik

Must Read

Shefi i FMN-së në Kosovë, Ruud Vermeulen, në një intervistë për Gazetën Fjala, ka deklaruar se qëndrojnë me shpresë që gjithçka të shkojë mirë, nëse reforma e skemave të veteranëve të luftës merr përkrahje politike deri në fund të vitit.

“Ne ende kemi shpresë që mund të gjejmë një zgjidhje që do të na lejojë të ecim përpara me programin. Por, derisa programi i FMN-së është shqetësim, koha është e shkurtër: ne nuk i kemi më disa muaj për të gjetur këtë zgjidhje”, thotë Vermulen.

Por, nëse nuk gjendet një zgjidhje  konkrete dhe e përhershme që të ulet numri i veteranëve ose niveli i përfitimeve për ta, apo një kombinim i të dyjave, buxheti i shtetit duket se do të jetë në rrezik serioz.

“Shpenzimet për të dy pensionet e veteranëve të luftës dhe të invaliditetit të kombinuara nuk duhet të kalojnë 50 milionë euro në vit dhe shpenzimet në të gjitha skemat e lidhura me luftën e cila përfshin edhe të mbijetuarit e luftës ndër të tjera nuk duhet të tejkalojnë 75 milionë euro në vit”, thotë shefi i  FMN, Ruud Vermeulen.

Kështu janë paraparë edhe në buxhetin e vitit 2017, të cilin shefi i FMN-së në Kosovë e vlerëson të ekuilibruar me planifikime ambicioze të të hyrave  por  realiste.

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Sonte nis Festivali i Teatrove në Ferizaj, bashkon prodhimet teatrale shqiptare

Sonte do të fillojë Festivali i Teatrove në Ferizaj. Sivjet është edicioni i 54-t i cili do të hapet...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img