27,12,2024

Vendoset pllakë përkujtimore në shtëpinë-strehë të luftëtarëve UÇK-së në Greme

Must Read

Ferizaj.25.10.2017. Në shtëpinë e Abaz Matoshit, babait të dëshmorit Agim Matoshi, në fshatin Greme, u vendos një pllakë përkujtimore në shenjë mirënjohje për kontributin e familjes Matoshi në strehimin e ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të nënzonës Operative të Nerodimes.

Nëna e dëshmorit Agim Matoshit, Hanife Matoshi e cila u shërbeu bashkëluftëtarëve të djalit të saj gjatë luftës, tregon për përjetimet që kaloi gjatë kohës sa në shtëpi strehonin ushtarët e UÇK-së.

“Këtu në këtë odë kanë qëndruar, i mbyllshin dyert i fshifshin pushkët, ua mshefsha këpucat se u frikësojsha mos po i sheh najkush, bukë çka kam mujt u kam gatu, i kena mbajt si është ma mirë, u gëzojsha kur ardhshin te na po u tutsha se po mi zanë”, u shpreh nëna e dëshmorit Agim Matoshi.

Ish-ushtari i UÇK-së Bujar Hasani, që aso kohe ishte vetëm 18 vjeç, thotë se për të kjo shtëpi është e shenjtë.

“Këtu e kemi ndje vetën shumë të sigurtë edhe pse afër janë kanë shkijet të vendosur, kemi pasur një vi ajrore 400 metra me ta, kur kena hi këtu e kena ndje vetën shumë të sigurtë edhe kur kemi nisur rrugën jemi ndalë këtu, jemi furnizu dhe kjo shtëpi ka qenë e shenjtë për ne dhe e kemi parë bacin Abaz, një burrë me plis, i cili na ka frymëzuar edhe me fjalë na thoshte mos u ndalni, të jeni krenarë dhe në moshë të vjetër që ka pasur, në Jezerc ka ardhë na ka pru miellë, po ashtu edhe nëna e Agim Matoshit, sa herë që kemi ardhur këtu na ka dhënë bukë, e na ka ruajtur”, tha Bujar Hasani.

Pas shtëpisë së Abaz Matoshit, ushtarët që niseshin drejtë Kaçanikut, shtëpi të dytë për strehim e kishin odën e dajës së Agim Matoshit, Shaban Fazliajt.

“Nga këtu shumë ushtarë kanë ardhë kanë pushu, kanë pi ujë ose kanë bujtë aty së bashku me nipin tim, por edhe të tjerët siç janë Driton Islami, Naim Beka, i kanë marrë ushtarët i kanë dërgu nëpër vende të ndryshme ku kanë pasur plane”, tha Shaban Fazliaj, daja i Agim Matoshit.

Shpalosja e kësaj pllake si shenjë respekti për kontributin e familjes Matoshi, u bë në 18 vjetorin e rënies së dëshmorit Agim Matoshi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img