10,09,2025

Vendoset gurthemli për ndërtimin e shtatores së dëshmorit Fatmir Kërqeli

Must Read

Ferizaj.13.11.2017. Familjarë, bashkëluftëtarë, krerë të institucioneve lokale dhe mysafirë të shumtë, gjatë ditës së sotme kanë marr pjesë në vendosjen e gurthemlit për ndërtimin e shtatores së dëshmorit Fatmir Kerqëli.

Vendosjen e gurthemelit e bëri, kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, i shoqëruar edhe nga babai i dëshmorit. Me këtë rast kryetari Svarqa, u shpreh se në këtë mënyrë po nderohet vepra sublime e dëshmorit Fatmir Kërqeli.

“Fatmir Kërqeli ra në vijën e parë të frontit në Betejën e Koshares, bashkë më shokët e tij jo vetëm nga komuna e Ferizajt, por anembanë Kosovës, por ai ka rënë bashkë më shokët e tij të shkollës këtu afër që janë nga ky lokalitet si Arsim Rexhepi dhe Gëzim Sahiti të cilët me gjithë dëshmoret e këtij lokaliteti dhe tërë komunës i kanë dhënë emrin e merituar vetës, por edhe familjeve të tyre, por edhe gjithë kombit shqiptar, duke u shndërruar në ikonë të luftës për pavarësi dhe duke u bërë të pavdekshëm në altarin e lirisë”, ka thënë kryetari Svarqa, duke shtuar se në këtë mënyrë po nderohen këta dëshmorë, duke vendosur gurthemele për ndërtimin e memorialëve të tyre.

E nga ana tjetër Vehbi Kërqëli, vëllai i dëshmorit Fatmir Kërqeli, u shpreh mirënjohës ndaj komunës së Ferizajt, për ndërtimin e shtatores së dëshmorit Fatmir Kërqeli.

Edhe bashkëluftëtaret e të ndjerit, u ndjen tejet të kënaqur që institucionet komunale po bëjnë gjithçka që është e mundur në mënyrë që mos të harrohen të rënët për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.

Dëshmorit Fatmir Kërqeli, ra për të mos vdekur kurrë në Betejën e Koshares.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img