29,04,2024

Vendosen pika kontrolli policor për mbrojtjen e pyjeve

Must Read

Ferizaj.29.08.2018. Siç kishte deklaruar në fushatën e zgjedhjeve lokale 2017, Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka vendosur pika kontrolli policor në hyrje-daljet e zonave malore me qëllim mbrojtjen e pyjeve nga dëmtuesit si dhe kontrollin më të shtuar ndaj zonave malore.

Sot, një ekip i drejtorëve komunal, e udhëhequr nga Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu kanë vizituar vendkalimet ku janë vendosur pikat e kontrollit policor në Neredime, përkatësisht në vendin e quajtur “Bashkimi i dy lumenjve” si dhe në livadhet e fshatit Papaz. Njëjtë së shpejti do të vendoset vend-roja dhe ndalesat edhe në fshatin Burrnik. Të gjitha këto masa janë marr në përmbushje të premtimit të të parit të Ferizajt, Agim Aliu që pyjet të mbrohen nga dëmtuesit të cilët ndër vite kanë shkatërruar këto zona me prerjet ilegale.

Vullneti i qeverisjes lokale për mbrojtjen e pyjeve dhe gjetja e bashkëpunimit të mirëfilltë me Policinë e Kosovës, ka rezultuar në ulje drastike të mundësisë dhe qasjes së keqpërdoruesve të pyjeve, përkatësisht dëmtuesve të pyjeve.

Për këtë të dhënë, drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë tha se me gjithë kundërshtimet kryesisht nga prerësit ilegal të pyjeve, qeverisja lokale është e pa kompromis në mbrojtjen e pyjeve, në parandalim të masakrës mjedisore në këto zona.

“Sot kemi dal për të parë funksionimin e pikave të kontrollit. Jemi këtu tek “Bashkimi i lumenjve në Jezerc dhe një pikë tjetër që e kemi vendosur tek livadhet e Papazit. Siç e dini ka qenë premtim elektoral i Kryetarit Aliu që mbrojtja e pyjeve do të jetë punë prioritare e kryetarit Aliu. Tanimë po shihet që pika është funksionale dhe ka ndikuar shumë pozitivisht në mbrojtjen e pyjeve në këtë rajon. Do të vendoset edhe një pikë tjetër kontrolli në fshatin Burrnik dhe besojmë se edhe me ristrukturim të stafit brenda zyrës së pyjeve dhe me vendosjen e këtyre pikave do të arrijmë që ta shfrytëzojmë malin në mënyrë të kontrolluar jo si deri më tani që janë bërë dëme të jashtëzakonshme. Në bazë të raporteve nga terreni dhe regjistrimit të jashtëzakonshëm që kemi bërë ne si drejtori, gjendja është alarmante. Kjo ka ndikuar që të vendoset edhe këto pika kontrolli. Ne si qeverisje e kemi parasysh që furnizimi i popullsisë së Ferizajt dhe ngrohja bëhet ekskluzivisht me dru dhe kemi bërë kërkesa të vazhdueshme tek Agjencioni i Pyjeve që të na mundësohet që mbeturinat që janë brenda territorit tonë nëpër male t’i shfrytëzojmë ne. Nuk kemi marr ende ndonjë përgjigje zyrtare, po presim dhe po insistojmë vazhdimisht që mali të shfrytëzohet në mënyrë të kontrolluar. Jemi të pa kompromis në vendosjen e rendit. Sa i përket kundërshtimeve për vendosjen e këtyre pikave të kontrollit, ndalimi i prerjes ilegale të pyjeve ka pasur rezistencë, jo shumë të madhe. Dihet që ka dëmtues që shfrytëzojnë pyllin në mënyrë të pakontrolluar dhe bëjnë biznes me prerjen ilegale të pyjeve. Ne jemi të interesuar që prerja e drunjve të bëhet në mënyrë të rregullt dhe pyjet private të jepen në shfrytëzim, sipas dokumentacionit të caktuar që ne lëshojmë si drejtori dhe agjencioni i pyjeve në mënyrë që të furnizohen. Këtë pikë nuk e kanë dashur dëmtuesit e pyjeve dhe jo banorët e zonës” tha drejtori i Bujqësisë, Burim Bajrami.

Kjo hap i qeverisjes lokale, është i pari i kësaj shtrirje dhe hap domethënës dhe i mirë koordinuar edhe me organet e sigurisë në mbrojtje të pyjeve nga dëmtuesit, rezultate e së cilës vlerësohen praktikisht nga kontrollet ditore nga forcat e rendit dhe organet përkatëse komunale.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img