08,11,2025

Vendimi për shtrenjtimin e rrymës do të merret më 11 prill

Must Read

Shtrenjtimi i tarifave të rrymës për 15 për qind u paralajmërua se do të ndodhë nga sot, më 1 prill.

Por, kjo ende nuk ka ndodhur, pasi që vendimi pritet të merret më 11 prill.

Kështu ka deklaruar për Klankosova.tv kryetari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu.

“Jo, ende nuk është marrë vendimi. Në fuqi mbesin tarifat ekzistuese. Vendimi pritet të merret më 11 prill. Varësisht se si vendos bordi, ato mund të hyjnë në fuqi retroaktivisht nga 1 prilli ose nga 1 maji, kur është edhe periudha e faturimit, pasi që s’ka kuptim që kjo të bëhet në gjysmë të muajit”, tha Fejzullahu.

“Aktualisht jemi duke i shqyrtuar komentet e dërguara nga institucionet dhe të tjerët. Kemi deklaruar se shqyrtimi do të zgjasë deri në dy javë, por shqyrtimi mund të zgjasë edhe më shumë”, deklaroi ai.

Rritja e çmimit të rrymës ka ngjallur reagime të mëdha dhe pakënaqësi te qytetarët dhe bizneset. Lidhur me këtë, më 5 prill është paralajmëruar edhe një protestë në Prishtinë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img