16,03,2025

Vendimi për heqjen e vizave mund të shtyhet deri në maj të vitit të ardhshëm

Must Read

Zyrtarë të Komisionit Evropian (KE) kanë deklaruar se ende janë duke e vlerësuar nëse Kosova e ka përmbushur kriterin e fundit për liberalizim të vizave, përkatësisht luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit.
Ndërsa njohës të këtij procesi thonë se rekomandimi i KE-së do të jetë pozitiv, por vendimmarrja politike do të jetë e vështirë pasi është rritur skepticizmi në disa shtete të rëndësishme.
Komisioni Evropian (KE) pritet që deri në mesin e javës së ardhshme të publikojë rekomandimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Zyrtarë të KE-së kanë thënë për gazetën “Zëri” se vlerësimi për luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit është duke vazhduar ende.
Ndërsa njohës të këtij procesi thonë se rekomandimi i KE-së do të jetë pozitiv, por vendimmarrja politike do të jetë e vështirë pasi ata thonë se është rritur skepticizmi në disa shtete të rëndësishme si Franca, Gjermania, Holanda, Suedia e Austria.
Ata thonë se vendimi për heqjen e vizave për Kosovën mund t’i forcojë subjektet politike të ekstremit të djathtë në Parlamentin Evropian.
Prandaj sipas njohësve të integrimeve, vendimi për heqjen e vizave mund të mos merret deri pas zgjedhjeve për PE-në, të cilat mbahen në majin e vitit të ardhshëm.
 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Nuk ndalet në shenjën stop të policit dhe shkakton aksident trafiku në Ferizaj, 18 vjeçari shoqërohet në polici

Me datën 14.03.2025, rreth orës 13:28, në rrugën "Driton Islami" në Ferizaj, njësia e policisë së komunikacionit rrugor i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img