Ministria e Punëve të Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në Prishtinë, ka hapur konkurs për vende të lira pune.
Kandidatët që aplikojnë për zyrtarë policorë në Policinë e Kosovës duhet t’i përmbushin këto kritere:
Të jenë vendas të Kosovës;
Të jenë të moshës 18-30 vjeç;
Të kenë të përfunduar shkollimin e mesëm;
Të jenë në gjendje të mirë fizike, mentale dhe emocionale;
Të mos jenë të dënuar për ndonjë vepër penale;
Të mos posedojnë në vend të dukshëm tatuazhe (si në fytyrë, qafë apo duar);
Të kenë integritet personal dhe vlera të larta etike.
Në këtë konkurs Policia e Kosovës do të ndërmerr masa të veçanta të përkohshme me qëllim të garantimit të të drejtave të barabarta gjinore, promovimit të barazisë gjinore me qëllim të rritjes së përfaqësimit të zyrtareve policore gra, në Policinë e Kosovës.
Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni Drejtoritë Rajonale të Policisë ose Sektorin e Rekrutimit dhe Seleksionimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, prej orës 9:00 – 15:00, ose mund të thirrni në numrin e telefonit: 038-5080-1002 ose 038-504-504-1751
Informacionet shtesë rreth dokumentacionit të nevojshëm për aplikim apo formularin për aplikim, mund ta shkarkoni në web-faqen e Policisë së Kosovës www.kosovopolice.com
Konkursi do të jetë i hapur nga data 16 Prill 2018, deri më datën 10 Maj 2018 ora 15:00.