Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi ka caktuar 25 korrikun për takim me bashkatdhetarët e Komunës së Rahovecit që jetojnë dhe punojnë në diasporë, të cilët janë për pushime në Kosovë.
Takimi do të mbahet me 25 korrik 2016, në ora 11:00 në sallën e Kuvendit Komunal të Rahovecit, ky takim organizohet në kuadër të muajit të diasporës nën moton “Ti je pjesë e atdheut”. Takim nga ana e kryetarit organizohet enkas për bashkatdhetarët të cilët jetojnë dhe veprojnë në diasporë.
Në këtë takim, bashkatdhetarët kanë mundësin që të njoftohen për projektet e Komunës së Rahovecit të cilat janë realizuar gjatë kësaj periudhe dhe projektet të tjera të cilët janë planifikuar të realizohen gjatë vitit 2016. Gjatë takimit, bashkatdhetarët kanë mundësin që të bëjnë edhe pyetje kryetarit varësisht nga interesimi që kanë./Lajm