16,11,2025

Vdes punëtori shqiptar në bazën e KFOR-it

Must Read

Sami Veseli, një punëtor shqiptar për forcat paqeruajtëse KFOR ka vdekur sot në bazën ushtarake.
KFOR ka bërë të ditur përmes një komunikate se punëtori ka vdekur nga shkaqet natyrore në kampin e Novo Sellës.
“Komandanti i KFOR-it, Gjenerali CUOCI dhe gjithë personeli i KFOR-it shprehën ngushëllimet e tyre më të thella për familjen e z. Sami VESELI, i cili vdiq sot në bazën e KFOR-it “Camp Maréchal de Lattre de Tassigny” në Novo Sellë”, thuhet në njoftimin e KFOR.
Sipas njoftimit, Veseli ishte punëtor civil lokal, i cili ka punuar në KFOR për 15 vjet dhe sot, përpara se të fillonte detyrën e tij në objektin e ngrënies, vdiq nga shkaqet natyrore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img