10,09,2025

Vdes punëtori i KEK’ut, ishte në ndërrimin e tretë

Must Read

Një punëtor i KEK-ut, ka vdekur në vendin e tij të punës, njofton Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës.

Siç bëhet me dije në komunikatë, fjala është për F. Salihu i cili ka ndërruar jetë mbrëmë në orën 23 e 50 minuta, derisa ishte duke u punuar në ndërrimin e tretë.

“Të nderuar kolegë punëtor të KEK-ut më dhimbje të thellë ju njoftojmë se mbrëmë në ndërrimin e tretë përkatësisht në ora 23 e 50 humbi jetën punëtori në TCA F. Salihu. I ndjeri humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës në punë. Ngushëllime familjes Salihu, ngushëllime kolegëve”, thuhet në njoftimin e Sindikatës së Re të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka konfirmuar se ky punëtor ka rënë aksidentalisht nga lartësia. I njejti nuk ka mundur t’u bëjë ballë lëndimeve të rënda trupore.

Ky rast po cilësohet si vdekje e dyshimtë ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në obduksion.

Njoftimi i policisë:

Obiliq 03.02.2018-00:01. Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar gjersa ka qen duke punuar  aksidentalisht ka ra nga lartësia me që rast ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e  ngjarjes kanë dal të gjitha njësit përkatëse . Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në obduksion. /Gazeta Express

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img