Ka ndërruar jetë një person në automjetin e përfshirë nga zjarri në hapësirën e një pike karburanti më fshatin Babush.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka thënë se një person ka humbur jetën që ishte në automjet, teksa një person tjetër që ishte në marketin e kësaj pike karburanti ka marrë lëndime trupore.
“Sot, rreth orës 17:40 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj -Prishtinë , në hapësirën e një pike karburanti në fshatin Babush, një automjet i udhetarëve me targa vendore është përfshirë nga flaka”, është shprehur Veseli.
“Për pasoje një person ka humbur jetën që ishte në automjet . Ndërsa një person tjetër që ishte në marketin e kësaj pike karburanti ka marr lëndime trupore dhe është dërguar në Prishtinë për trajtim mjekësorë”.
Të gjitha njësitet e nevojshme janë në vendin e ngjarjes. Policia në koordinim me Prokurorinë Themelore të Ferizajt i ka nisur hetimet. Për informata shtesë do të informoheni me kohë!