20,11,2025

Vdes një grua në Ferizaj, në rrethana të panjohura ra nga kati i 5-të

Must Read

Një 56-vjeçare ka vdekur në Ferizaj pasi në rrethana ende të panjohura ka rënë nga kati i pestë i një ndërtese banimi.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Ju njoftojmë se sot, më datë 08.08.2025, rreth orës 16:35, kemi pranuar një informatë se në rrugën ‘12 Qershori’, në afërsi të udhëkryqit me rrugën ‘Zenel Hajdini’ në Ferizaj, një person i gjinisë femër, e moshës 56 vjeçare, në rrethana ende të panjohura, ka rënë nga kati i pestë i një ndërtesë banimi”, tha Veseli.

Tutje, ai u shpreh se njësitet policore dhe autoambulanca kanë dalë menjëherë në vendngjarje,  ndërsa personi është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Pak minuta më vonë, nga mjekët është konfirmuar se ajo ka ndërruar jetë”, tha Veseli.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img