Një rast i rëndë ka ndodhur sot në një familje në “Prelez i Jerlive” në Ferizaj, ku një 33-vjeçar është gjetur pa shenja jete, në shtëpinë e tij.
Nga Emergjenca kanë bërë të ditur se i ndjeri u gjet nga vëllai i tij, pa shenja jete në shtëpi. Ai u trondit kur e gjeti atë të shtrire në tokë dhe njoftoi menjëherë Policinë e Autoambulancën.
Sinjali raporton se vdekjen e të riut e ka konfirmuar ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes.
Ajo që dihet deri më tani është se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen” për t’u zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.