Gazetari Mehmet Emërllahu ka ndërruar jetë pas një sëmundje të gjatë.
Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familjarët, të cilët kanë njoftuar se varrimi do të bëhet nesër në orën 15:00 në Ramjan të Ferizajt.
Kujtojmë se, Emërllahu ishte një ndër gazetarët më të vjetër në Kosovë, i angazhuar gjatë në shtypin e kohës para dhe gjatë luftës së vitit 1999.
I ndjeri ishte gjithashtu edhe autor i disa botimeve në gjuhën shqipe.
Njoftimi nga familjarët:
Me dhimbje te thelle u njoftojmë se sot pas një sëmundje te gjatë ndërroi jete më i dashuri ynë, Mehmet Emerllahu.
Varrimi i te ndjerit do të bëhet nesër me 16.08.2022 ora 15:00 ne varrezat e fshatit Ramjan. Nisja e funeralit organizohet nga shtëpia e të ndjerit ne rrugën “Astrit Bytyqi” në Ferizaj.
Do të mbetesh përgjithmonë shembulli i një intelektuali të mirëfilltë dhe udhërrëfyesi i familjes dhe jo vetëm!