Një person ka mbetur i vdekur para pak çastesh si pasojë e rrëzimit të një lisi në Prishtinës.
Sipas burimeve, era e fuqishme ka rrëzuar një lisë, i cili e ka zënë kalimtarin në kryeqytet. KosovaPress do t’iu mbaj të informuar rreth kësaj ngjarjeje.
“ Ata ishin burrë e grua, ai vdiq, kurse gruaja është në gjendje të rënd dhe e ka boshtin kurrizor të këputur dhe është dërguar për trajtim në QKUK. Aty janë dëmtuar edhe dy vetura”.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 15:15 është pranuar informata se një lis është rrezuar dhe ka zënë dy persona. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para janë ngritur dyshimet se njëri nga të lënduarit mashkull, rreth 30 vjeç ka humbur jetën përderisa e lënduara tjetër femër poashtu rreth 30 vjeç është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.