11,09,2025

Vdes 10 vjeçari i aksidentuar në Koshare të Ferizajt

Must Read

Ferizaj.09.07.2017. Ditë më parë ( më 29.06.2017) në Koshare të Ferizajt pas aksidentit të dy makinave ishte goditur edhe një fëmijë 10 vjeçar i cili në ato momente ishte me biçikletë në pjesën e rrugës për këmbësor.

Në këtë aksident kishte pësuar 10 vjeçari E.A i cili për dhjetë ditë ishte nën kujdesin mjekësorë. Por si pasojë e lëndimeve të rënda ky i ri sot ka ndërruar jetë.
Për këtë ka reaguar edhe nëndega e Lëvizjes Vetëvendosje e cila ka kërkuar nga kompetentë që të merren masa në këtë pjesë të rrugës e cila është bërë burim i rrezikut në këtë pjesë.

“Lëvizja Vetëvendosje-Koshare ,shprehë ngushëllime Familjes Aziri për humbjen e djalit të tyre Endritit i aksidentuar para disa ditëve. Njiherit kjo lëvizje i bënë thirrje Organeve komunale që të merr masa për zgjerimin e trotuareve të këmbësorëve e jo si janë tani. Arsyeja e ardhjes deri te aksidenti është edhe mungesa e shtegut për biçikletistë ku Kosharja si një vend transiti që lidhë rrugën Prizren-Ferizaj-Shkup, dhe qarkullimi i shumët i automjeteve ndodhin këso lloj aksidente me fatalitet., Kërkojmë nga organet komunalet që të merren masat në këtë pikë kalim për arsye se mu aty gjinden disa betona ku shkaku i tyre betoneve dhjetëra vetë kanë qetë vdekje. Kompetentët duhet të ndiejnë përgjegjësi për këtë rast e shumë raste tjera” thuhet në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje.


Kjo nuk është hera e parë që banorët e këtij fshati ankohen për problemet e sigurisë së banorëve e sidomos fëmijëve në këtë aks rrugorë dhe kanë kërkuar  nga Ministria e Infrastrukturës  që të bëjë një zgjidhje.

Rruga magjistrale Ferizaj -Shtime është nën mbikëqyrjen dhe mirëmbajtjen e Ministrisë së Infrastrukturës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img