11,10,2025

Vdekje e dyshimtë në Ferizaj, një burrë gjendet pa shenje jete në një lokal

Must Read

Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Ferizaj, ku në një lokal është gjetur një burrë pa shenja jete dhe akoma nuk dihen rrethanat në të cilat ka humbur jetën. Vdekja e tij është cilësuar si e dyshimtë, teksa tashmë kanë nisur hetimet, raporton Gazeta Sinjali.

Mësohet se rasti ka ndodhur rreth orës 21:00, ku në hapësirat e një lokali është raportuar se është gjetur një person i shtrirë dhe pa shenja jete.

Posa rasti është denoncuar, njësitet policore kanë intervenuar në vendin e ngjarjes, bashkë me ekipin mjekësor.

Pas ekzaminimeve për shenja vitale, është konstatuar se viktima ka ndërruar jetë dhe më pas trupi është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Këtu mund ta shihni qendrën tuaj të votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar linkun nga ku qytetarët me të drejtë vote mund të kontrollojnë me lehtësi...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img