03,05,2024

Vdekje aksidentale, humb jetën punëtori i PTK-së në Ferizaj

Must Read

Ferizaj.04.08.2016  Sot rreth orës 10.00, policia është informuar, se në lagjen “Vezir Jashari”, ndodhet një person i shtrirë në rrugë. Patrullat policore menjëherë iu kanë përgjigjur rastit, kanë njoftuar Ndihmën e Shpejtë dhe kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes.
Në vendin e ngjarjes, kanë dalë hetuesit rajonalë bashkë me Krim -Tekniken. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, provave materiale të gjetura dhe dëshmitë nga dëshmitarët okular, është konstatuar se viktima, N.Q. (49 vj.) – punonjës i PTK-së në Ferizaj, derisa po punonte në një shtyllë telefoni, shtylla ishte thyer duke rënë për tokë bashkë me punëtorin, duke i shkaktuar viktimës lëndime të rënda trupore. Edhe pse në vendin e ngjarjes i është dhënë ndihma mjekësore nga ana e personelit të ndihmës së parë, në spitalin e Ferizajt, viktima është sjellë pa shenja jete.
Këqyrjen e vendit të ngjarjes, e kanë bërë edhe inspektorët e punës. Lidhur me rastin, është njoftuar edhe prokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i cili ka autorizuar hetuesit rajonal të policisë marrjen e të gjitha veprimeve hetimore, ndërkohë që trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img