Ferizaj.03.12.2016. Edhe pse therja e kafshëve sipas ligjeve në fuqi është ndaluar në tregun e kafshëve ajo vazhdon të bëhet edhe më tej.
Edhe pse kjo do të duhej të ndalohej nga inspektorët sanitar habit fakti se kjo si duke nuk u pengon qytetarëve.
Janë qytetarët ata të cilët zakonisht ankohen për ruajtje jo adekuate të artikujve ushqimor nëpër marketet tona por askush i detyron të blejnë mish në këto kushte të cilat shihen në foto.
A duhet që gjithmonë dikush tjetër të kujdeset për shëndetin e tyre,
Se në çfarë kushte theren kafshët mishin e të cilave e blejnë qytetarët tregojnë fotot e mëposhtme të cilat në redaksi i ka dërguar një qytetarë,
“Kështu duket sot në tregun e kafshëve, Është një tmerr I tmerrit” ka shkruar ky qytetar.