05,05,2024

Vazhdon rregullimi i infrastrukturës rrugore në Komunën e Kaçanikut

Must Read

Komuna e Kaçanikut vazhdon me vlugun e punimeve në projektet infrastrukturore.

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi me bashkëpunëtorë, përcolli nga afër ecurinë e punimeve gjatë asfaltimit të rrugës në Lagjen Fazliaj, në fshatin Bajnicë.
Kryetari Ilazi me këtë rast uroi qytetarët e kësaj ane për rrugën e re, duke shtuar që asfaltimi i kësaj rruge do të ju shërbejë banorëve për qasje më të lehtë në fshat, ndërsa njoftoi qytetarët se kjo është vetëm faza e parë e projektit, dhe se do të vazhdohet edhe me fazën përfundimtare vitin e ardhshëm.
Edhe qytetarët u ndanë të kënaqur me projektin e asfaltimit të rrugës, ndërkohë që shpresuan që shumë shpejtë të fillohet edhe me pjesët e tjera të projektit.
Projekti “ Asfaltimi i rrugës në lagjen Fazlijaj në fshatin Bajnicë” sipas menaxherit të projektit Valmir Krasniqi, i ka kushtuar buxhetit komunal 31 mijë e 197 euro, ndërsa gjatësia e rrugës së asfaltuar është 1024 metra, kurse gjerësia është 4 metra.

14368620_1063860430394467_4808446215271976485_n 14368664_1063860517061125_8079099466667876396_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img