03,11,2025

Vazhdon pritja deri në pesë orë në Merdare

Must Read

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, ka njoftuar se në hyrje-daljen e pikës kufitare në Merdare, vazhdon të ketë pritje të gjata. Pritjet zgjasin 300 minuta, apo 5 orë, ndërsa kolona në dy kahet është e gjatë 1500 metra.

Pritje ka edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku në hyrje pritet deri në 120 minuta, apo 2 orë, ndërsa në dalje pritja është shumë më e vogël.

Pritjet e mëdha në kufi janë për shkak të ardhjes së numrit të madh të mërgimtarëve, të cilët po i shfrytëzojnë pushimet verore për të ardhur në vendlindje.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Ferizaj, 31.10.2025Më datë 30.10.2025, rreth orës 22:00, Policia Rajonale në Ferizaj ka pranuar një informacion për një rast të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img