Lajme

Vazhdon moti i ngjashëm, këto janë temperaturat për javën e ardhshme

By FerizajPress

July 02, 2018

Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat  vende-vende do ë shoqërohen me riga të izuluara dhe të dobëta shiu. Temperaturat do të jenë në ngritje gjatë  këtyre pesë ditëve të parashikimit, minimalet nga 11-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës  nga 23-29 gradë Celsius. Shtypja atmosferike është mbi vlerat e normales, por gjatë javës do të pësoj rënie të lehta . Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme por dominues do të mbetet veriperendimi, shpejtësia maksimale e së cilës do të arrijë deri 9m/s./Indeksonline/