13,01,2025

Vazhdon mbajtja e kuvendeve zgjedhore në nëndegë të forumit të LDK-së në Shtime

Must Read

Në shumë lokalitete të Komunës së Shtimes ka vazhduar mbajtja e kuvendeve zgjedhore në FR (forumin rinor) dhe FG (forumin e gruas) në LDK.

Në këto zgjedhje  vërehet një interesim  i të rinjve dhe të rejave që të jenë pjesë e këtyre strukturave të LDK-së.

Në kuvende përveç të rinjve dhe të rejave po marrim pjesë edhe anëtarë të kryesive, aktivistë dhe veprimtar të degës së LDK-së.

Në zgjedhje bazuar në Rregulloret  përkatëse po zgjedhën edhe bartësit e këtyre strukturave: Kryetarët, kryesitë dhe delegatët e këtyre strukturave te rëndësishme të LDK-së, në FR të nëndegëve ku kanë përfunduar zgjedhjet, si në: Vojnoc kryetar u zgjodh Egzon Shanani, Gjyrkovc: Amir Nuredini, Davidovc: Edita Sadriu, Rashincë: Edon Rushiti, Godanc: Arton Ramadani.

Në ditët në vazhdim pritet të mbahen zgjedhjet edhe nëpër nëndegët tjera dhe sipas Kryetarit të degës së LDK-së z. Selim Shabani pas përfundimit të zgjedhjeve në këto struktura do të organizohen edhe Kuvendet në nivel të degëve

14786933_1156370954409816_1279085415_o 14658398_1156370957743149_216207153_n 14643122_1156370994409812_323282849_n
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Një i vdekur e 34 të lënduar nga aksidentet që ndodhën javën e kaluar në rajonin e Ferizajt

Policia në Ferizaj ka njoftuar se javën e kaluar kanë ndodhur 66 aksidente trafiku: një person i vdekur dhe...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img