Edhe sot, vazhdon kërkimi i personit të zhdukur nga Begraca e
Kaçanikut , Muhabi Shukri Islami, i lindur me 13.03.1978. I njëjti me
datën 07.06.2021, kishte dalur nga shtëpia e tij dhe që nga ajo ditë nuk
dihet për fatin e tij.
Ekipe të përbashkëta të policisë nga rajoni i Ferizajt ,FSK, Zjarrëfikësve
dhe 40 vullnetarë, kanë nisur me mengjes kërkimin e tij .
Ai, ka flokë të zeza, sy të kaltër, i gjatë 1.80 cm, peshon 75 kg dhe
kishte të veshur gjinse të kaltërta, bluzë të zezë dhe këpucë të zeza.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, fton qytetarët, që nëse marrin
ndonjë informacion për vendodhjen e tij, të njoftojnë menjëherë stacionin
policor më të afërt, ( tel .192)