19,11,2024

Vazhdon bashkëpunimi mes Komunës së Kaçanikut dhe rrjetit të OJQ-ve “AVONET”

Must Read

Kryetari i komunës Besim Ilazi, priti në takim përfaqësues nga rrjeti i OJQ-ve “AVONET”, me të cilët u diskutua bashkëpunimi mes kësaj organizate dhe Komunës së Kaçanikut. Kenan Gashi – Drejtor ekzekutiv i organizatës “AVONET” , bëri të ditur se në vazhdën e bashkëpunimit, së shpejti do të filloj së realizuari projekti “One for All” , i cili projekt do të realizohet edhe në Komunën e Kaçanikut, ku janë paraparë kurse dhe trajnime për të rinjët , në shkathtësi të buta, IT, fotografi, gastronomi (kuzhinë) etj, ky projekt është mbështet nga GIZ.

Kryetari Ilazi falënderoi organizatën për punën dhe bashkëpunimin e deritanishëm, ndërsa tha se tani më është e nevojshme që tek të rinjtë të bëhet ngritja e kapaciteteve dhe kuadrove profesionale për përgatitje për vendet e punës, ndërsa fushat e trajnimit i vlerësoi si shumë të rëndësishme. Në takim prezantoi edhe Drejtori për Arsim dhe Kulturë Zahir Doda.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img