20,12,2025

Vazhdon aksioni për largimin e mallrave serbe

Must Read

Janë larguar edhe mallrat që si adresë kanë një qytet të caktuar e jo Republikën e Kosovës Komuna e Prishtinës bën të ditur se po vazhdon aksioni për largimin e mallrave serbe me mbishkrime antikushtetuese. “Inspektorët e Rendit Komunal, për të tretën ditë me radhë, kanë vazhduar aksionin për largimin e mallrave të importuar nga Serbia që i drejtohen Kosovës si “Kosove dhe Metohi”, “Kosovo Unmik”, “Kosovo 1244”, “Kosove Rezoluta 1244”, si dhe me emërtime të tjera në kundërshtim me emrin kushtetues të shtetit tonë”, bëhet e ditur në komunikatën e komunës së Prishtinës. Gjithashtu, siç njoftohet janë larguar edhe mallrat që si adresë kanë një qytet të caktuar, e jo Republikën e Kosovës. Aksioni siç bën të ditur komuna do të vazhdojë nëpër secilën pikë të shitjes brenda territorit të Kryeqytetit. Produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja për në Kosovë do të kenë taksë prej 100%. Qeveria e Kosovës ka miratuar para dy ditëve propozimin e Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala për të vendosur taksë prej 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe atyre nga Bosnja

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Gjobiten dy kompani transportuese për ndotje të rrugës magjistrale

Policia raporton se dy kamionë transportues me targa të huaja, të angazhuar nga kompani, janë ndaluar dhe ndëshkuar nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img