19,05,2024

Vazhdojnë takimet konsultative me qytetarët ferizajas

Must Read

Me qëllim të përfshirjes së qytetarëve në proceset e vendimmarrjes, siç është Projekt-Buxheti për vitin 2017-2019, kryetari i Komunës, Muharrem Svarqa, edhe mbrëmë ka mbajtur takimet konsultative me qytetarë.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, së bashku me drejtorët e Drejtorive komunale kanë filluar të mbajnë takime konsultative me qytetarët e komunës së Ferizajt. Këta të fundit janë njoftuar me problemet e qytetarëve në dy takimet që janë mbajtur në shkollën fillore “Jeta e re” në Greme, ku merrnin pjesë banorë të fshatrave Varosh, Doganaj, Gaçke, Zaskok dhe Rakaj si dhe në takimin tjetër të mbajtur në shkollën e fshatit Manastirc me banorët e fshatrave Balja, Pleshinë, Nerodime e Ulet dhe e Epërme si dhe banorët e fshatit Jezerc.

Me këtë rast kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa është shprehur se takimet konsultative, mbahen në bazë të ligjeve ashtu siç obligohen dhe kjo ka qenë edhe forma më e mirë që të bashkëbisedohet me qytetarët. Ai tha se gjatë vitit 2017 do të kemi një buxhet prej 26 milion e 485960 eurove, prej të cilit 22 milion vinë nga granti qeveritar ndërsa 4 4859060 nga të hyrat vetanake, e që është një kontribut i drejtpërdrejt i përmbushjes së arkës së komunës nga qytetarët përmes pagesave të ndryshme
.
Nga ana qytetarët e Ferizajt të pranishëm në këto takim konsultativ parashtruan edhe kërkesat e tyre, të cilat më shumë ishin të fokusuar në aspekte që kanë të bëjnë me zhvillimin e komunës dhe investimet që duhet bërë kryesisht në infrastrukturë, rrjet kanalizimi, ujësjellës etj.

Pas dëgjimit të halleve të këtyre qytetarëve kryetari Svarqa dhe drejtori infrastrukturës Gafurr Ilazi , i janë përgjigjur të gjitha pyetjeve të qytetarëve që kanë parashtruar në këto takime konsultative.

Takimet konsultative sonte duke filluar nga ora 18:00 do të mbahet në fshatin Komogllavë ku do të marrin pjesë në këtë diskutim publik edhe banorët e fshatit Gërlicë.
Në ora 20:00, takimi do të mbahet në Sojevë ku do të marrin pjesë banorët e fshatrave: Dardani, Zllatar, Mirosalë, Bibaj dhe Fshati i Vjetër.

13669399_1226584814043006_1660401385070074908_o 13925869_1226584907376330_8101906424868486511_o 13668778_1226584614043026_3066991123534266228_o 13661779_1226584610709693_6586724183857320127_o

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img