12,01,2026

Vazhdojnë aktivitetet në kuadër të “Ditëve të Kulturës” në Ferizaj

Must Read

Në kuadër të “Ditëve të Kulturës Ferizaj 2018”, gjatë ditës së sotme në oborrin e bibliotekës “Sadik Tafarashiku”, nxënësit e shkollës së mesme të ulët “Gjon Serreçi”, kanë zhvilluar një aktivit kulturor me ç’rast kanë bërë edhe pikturat e tyre, me portretin e Skënderbeut, aktivitet ky që po shënohet edhe në kuadër të vitit jubilare te Vitit te Skënderbeut.

Nga afër aktivitetin e këtyre të rinjve e ka përcjellur edhe nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Naim Ferati, i shoqëruar edhe nga drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemil Murati-Shabani. Me këtë rast nënkryetari Ferati, ka theksuar se ky aktivitete ka një rëndësi shumë të madhe, ku të rinjtë po arrijnë që të pikturojnë njërën ndër figurat më të rëndësishme të historisë së shqiptareve, atë të Skënderbeut.

Aktivitete në kuadër të “Ditëve të Kulturës” do të zhvillohen deri me datën 12 qershor.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img