16,11,2025

Vazhdohet orari i punës në Komunën e Rahovecit

Must Read

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi ka nënshkruar sot vendimin për vazhdimin e orarit të punës për zyrtarët e Zyrës së Gjendjes Civile, zyrtarët e Zyrës së Pranimit dhe zyrtarët e Tatimit në Pronë të Komunës së Rahovecit.

Zgjatja e orarit të punës për ditë pune është nga ora 16 deri në ora 18:00, ndërsa të shtunën prej orës 09:00 deri në ora 12:00. Sipas pikës dy të këtij vendimi, vazhdimi e orarit të punës do të vlejë prej datës 18 korrik deri me 26 gushtë 2016.

Arsyeja e vazhdimit të orarit të punës, është bërë pasi që gjatë muajve korrik dhe gusht mërgimtarët të Komunës së Rahovecit, të cilët jetojnë jashtë Kosovës t’ju ofrohen shërbime më të mira dhe të mos presin gjatë për tu pajisur me dokumente./Lajm

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img