Vashat ferizajase korrin fitore të madhe

Share

Klubi i hendbollit të femrave, KH Ferizaj ka arritur fitore të madhe ndaj KH Prishtina në derbin e Superliges së hendbollit.

Të mërkurë në Pallatin e Rinisë, Ferizaj fitoi ndaj Prishtinës me rezultatin 26:24.

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë e më pas Prishtina krijoi epërsi deri në gjashtë gola (17:11).

Me një seri në fillim të pjesës së dytë, ferizajaset barazuan në 20:20 në minutën e 43-të. Seria vazhdoi deri te rezultati 24:20 në të mirë të Ferizajt, në minutën e 52-të. Gjatë kësaj kohe mysafiret i shënuan nëntë gola dhe nuk e pranuan asnjë.

Dhe më pas vendaset nuk ia dolën të kthejnë rezultatin, kurse në fund dallimi ishte dy gola.
Elsa Kongjeli i shënoi tetë gola për Ferizajn, kurse nga katër i realizuan Luljeta Sopjani, Lorena Matarova e Sevdanur Ozkan.
Te Prishtina tetë gola i shënoi Celine Tolno Sia, shtatë i kishte Bintou Oulare dhe gjashtë Burneta Rama.
Me fitore, Ferizaj doli në vendin e tretë me 14 pikë. Prishtina mbetet e pesta me 10 pikë.

 

Të ngjashme: