Sa titull i ftoftë .
I akullt mendimi se te gjithë përfundojmë aty.
I akullt i ngrirë thellë emocioni kur të dashurit tanë i lëmë aty.
Po të bisedojmë rrafsh për këtë temë !
Gjë që i’u ndodhë të gjithëve , deshtëm e s’deshtëm.
S’besoj që ka kush nga ata që kanë njëfar moshe mesatare e të mos ketë shkuar për raste të ndryshme te varrezat.
Vijnë, shkojmë, e rrespektojmë ndiesinë e njëri tjetrit, rrespektojmë aq sa mundemi momentet më të veçanta në jetët e njëri tjetrit.
Varrezave në qytetin tonë nuk po u mjafton vendi. Sigurisht është edhe rrezultat i shtimit të popullsisë në qytet.
Si do qoftë .
Nëse Juve i’u ka rastisë të shkoni në ndonjë varrim a po i’u duket se disi ai grup i pjesmarrësve në varrim i cili ka shprehë gadishmërinë për të të nderuar dhe për të ndarë një kohë të vlefshme për Ty se disi po mbesin si të pa organizuar si duhet në çdo këndvështrim.
Përcjellësit e varrimit, vijn. Presin rreth nji vendi të lirë aty afër, presin ceremonin mortore kontribuojnë ngushllimit në format që i’u diktohen sipas nji rendi të njejtë , dhe gjithçka përfundon si pa dashtë të përfundoj pikërisht ashtu. Ndodhë që bashkëpjesmarrësi në varrim të vij aty dhe Ti as që e ke vërejtur që ka ardhë, ashtu siç ndodhë që disa nga pjesmarrësit në varrim të largohen pa arritë që të i përshëndesësh ose thjeshtë pa i pa fare kur shkojnë.
Besoj që të gjithë Ne do të donim që këta pjesmarrës t’i përshëndesim dhe falenderojmë për ardhjen e tyre.
Nëse i’u ka ndodhë që të shkoni në varrim kur është moti me shi apo me borë?
E keni pa se sa baltë bëhet aty. Sa shumë ngjitet balta për këpucë. E njerëzit vijn për të të ngushllu. Ti thua asgjë s’ka rëndësi ma, dhembja e madhe dhe të gjitha të tjerat … por s’di pse mendimet shetisin aq shpejt . I vëren të gjitha . Me qenë i ndijshëm në këso gjëra , sa dëshiron që secilit të i ndihmojsh me i la këpucët nga balta… po lëre këtë .
Po të keshë të dashurtit në varreza , mos e leni vizitën veq për festat fetare. Nëse edhe më shpesh shkoni mund të iu ndodhë që të ndiheni keq .
A dini pse?
Sepse varrezat shtohen e shtohen , pa ndonji plan të mirëfillt. Hapen sa aty sa këtu . e Ti duhet të ndjekësh një zik zake të ngushtë për të shkuar te varri i paracaktuar.
Do të ndihesh keq . duke dyshuar se e paske harruar vendin. Por, jo. Kjo ndodhë sepse ska infrastrukturë fare .
S’ka mundësi të hyjmë andej as me veturë as me grup . E vetmja mënyrë është të ecim nji nga nji . Jo , nji pas nji.
Ky vend , varrezat, gjendet në një pjesë mjaft të urbanizuar të qytetit. Janë pamja më e zakonshme nga dritaret e klasëve të disa objekteve arsimore.
Vlerësoj se pak po arsimohemi – emancipohemi edhe për të nderuar të vdekurit po edhe të gjallët që përcjellin të vdekurit.
Së paku të kishim shtigje të shtruara me katrorë .
Vend ku t’i strehojmë pjesmarrësit në varrim , ti mbrojmë nga shiu nga bora, nga dielli i fortë.
Të i presim e të i përcjellim të gjithë ata që na nderojnë e na ngushllojnë në këto raste ashtu si dëshirojmë.
Veq kësaj edhe rend, shumë rend, që duhet ta ndjekim të gjithë njësoj.
Që në çdo rast të ndihemi dinjitoz.
Shkruan : Tahire Berisha Abazi